Ora News – Hetimet për IMSI CATCHER, Noka: U përdor vetëm për përgjime

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Hetimor për përgjimet zhvilloi sot mbledhjen e parë të tij lidhur me përdorimin e pajisjes IMSI CATCHER nga Ministria e Brendshme
Kryetari i Komisonit, Flamur Noka, deklaroi në Komision se futja dhe përdorimi i pajisjes së p0ërgjimit nga autoritetet tona është një krim dhe se është cënuar rëndë siguria kombëtare.
Por deputeti Pjerin Ndreu i kërkoi kryetarit të Komisionit Noka të bëjë kujdes në parashtrimin e planit paraprak të punës së Komisionit, pasi deri tani ka vetëm dyshime dhe asgjë të vërtetuar.
Noka sqaroi më tej planin e veprimit të Komisionit që përfundon punën e tij në shkurt të 2017.
Flamur Noka: Mbledhja e dokumentacionit të bëhet brenda datës 10 nëntor, shqyrtimi paraprak i dokumentacionit dhe vlerësimi i masës për dokumentacionin shtesë bëhet brenda datës 15 nëntor. Pyetja e dëshmitarëve, duhet thirrur brenda datës 20 dhjetor.
Xhemail Qefalia: Ndërsa kemi afatin fundor 6 shkurt, më mirë të mos themi datat fikse sepse mund të mos i realizojmë. Ti lëmë me periudha jo me data.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hetimet-per-imsi-catcher-noka-u-perdor-vetem-per-pergjime/