Report TV - “Imsi Catcher”, Noka: Përgjove apo jo?Tahiri:Pyet në Prokurori!

  • 8 years ago
TIRANE-Për 20 minuta ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qëndruar sot në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor të ngritur për pajisjen përgjuese, ?Emsi Catcher?. Çdo pyetje të Flamur Nokës, kryetar i Komisionit dhe anëtarëve si Asllan Dogjani, ministri Tahiri iu është përgjigjur shkurt, ?Drejtohuni në Prokurori!?.

Flamur Noka drejtoi mbledhjen në cilësinë e kryetarit të Komisionit hetimor ?Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes ?IMSI CATCHER? dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme?.
Tensionohen të djathtët teksa i këshillon që t'i drejtohen organit të akuzës. "Bëni dhe kallzim penal po deshët", iu drejtua Tahiri-Nokës.

Recommended