1 mijë fermerë nuk mund të përfitojnë nga grantet e qeverisë

  • 8 years ago
Afro 1000 fermerë nga i gjithë vendi nuk mund të jenë pjesë e përfitimeve të kredive të buta apo granteve nga qeveria për shkak se janë debitorë ndaj Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për fonde të marra më herët.

Këta fermerë, në vite kanë përfituar nga skemat e financimit të AZHBR, por për arsye të ndryshme nuk kanë mundur t'i shlyejnë këstet e pagesave. Për pasojë, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor ka hapur procese gjysëqore ndaj tyre, proces ky që i pengon të përfitojnë nga mundësi të tjera financimi, përderisa figurojnë si debitorë.