Konfrontimi mes Gjykatës Penale dhe PSP-së

  • 8 years ago
Në emisionin "360 gradë" në Alsat-M do të debatojmë për konfrontimin mes Gjykatës penale dhe PSP-së.
A ka standarde të dyfishta në veprimin e Gjykatës Penale, pse kryetari Vladimir Pançevski barazohet me gjykatën e tërë, a u desh të ndodhin përjashtime të gjyqtarëve, çfarë vendimi ka marr Strasburgu në raste të ngjashme, a ka përgjegjësi dhe lëshime në PSP, nëse dhe çfarë lloj sinjali është vendimi i Gjykatës supreme për të pranuar ankesën e PSP-së për paraburgimin e Vlladimir Talevskit, a ka punë për Këshillin gjyqësor, a mund të arrihet tek drejtësia në rrethana të tilla? Këto janë çështjet që i hapim me të ftuarit në studio - ish gjyqtarë, profesorë universitarë, ekspertë në këtë fushë dhe nëpërmjet kontributeve analitike të ekipit të "360 Gradë".
Gjithashtu kemi edhe "Sabotim" të ri.