Me fytyrën e mbuluar me duar dhe kokën ulur, del para gjykatës roja i shkollës që përdhunoi

  • 4 years ago
Së bashku me të, në bankën e të akuzuarve është ulur edhe një nga djemtë, shokët e shkollës që ka abuzuar seksualisht, e ndërsa 2 djemtë e tjerë janë ndarë veçantë për shkak të moshës minore. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i moshuari e ka pranuar aktin, por ka mohuar që kjo të jetë bërë me anë të dhunës.Report Tv mëson se abuzimi seksual nuk është kryer në ambientet e shkollës, por në një banesë të braktisur dhe te shtëpia e vëllait të të moshuarit. Ai videon ia ka dërguar 20-vjeçarit, i cili edhe ai ka abuzuar seksualisht, si dhe dy shokë të tjerë.