Dritan Hajro, kandidati i opozitës për Bashkinë e Kolonjës

  • 8 years ago
Dritan Hajro është emri i kandidatit të opozitës që do të kandidojë për kryetar Bashkie në Kolonjë. Hajro, një kandidat i propozuar nga Partia Agrare Ambientaliste dhe i mbështetur nga Partia Demokratike është prezantuar nga Basha në një takim me drejtues të strukturave të PD në Kolonjë. Kolonja, tha Kreu i PD-së, do të jetë shembulli i bashkimit të madh qytetar për t?iu kundërvënë aleancës së krimit dhe drogës.