Opinion - Hashim Thaci! (19 tetor 2016)

  • 8 years ago
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive në emisionin ?Opinion? në TV Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu ka folur për marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo intervistë vjen pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd. Deklaratat e të cilit, nuk kaluan në heshtje nga disa politikanë të nivelit të lartë dhe intelektualë të Kosovës.

Në minutat e para të intervistës, është folur në lidhje me debatin e përfaqësimit të Kosovës nga Shqipëria, si dhe takimit në Tiranë të Presidentit të Kosovës me kryeministrin Rama.
Thaci ka specifikuar se nuk ka marrë parasysh asnjë koment të asnjë opinionisti si në Tiranë po ashtu edhe në Prishtinë. Ai tha se me kryeministrin Rama ne nuk biseduam për këto opinione aq të parëndësishme, pasi ky është një debat aq i kotë, aq jo domethënës, artificial dhe një problematikë e pa qenë, unë mund t?u them se është edhe dashakeqës.

Fevziu: Z.Thaçi ju jeni një nga personalitet më të rëndësishme politike të Kosovës në dy dekadat e fundit.
Thaçi: Unë prezantoj qëndrimet e shtetit nuk komentoj opinionet e opinionistëve. Nëse më pyet në rrafshin privat, diksutojmë nëse a pajtohem me këto segmente apo jo. A ka gjëra që janë thënë drejt, apo jo. Këto gjëra janë diskutuar edhe në vitin ?92.
Askush nuk mund t?i thotë nga Kosova ?stop? Shqipërisë, si dhe askush nga Shqipëria nuk mund t?i thotë ?stop? Kosovës. Theksova ministri Hoxhaj, ka theksuar në vëmendje të veçantë përparësinë e dialogut në mes të Republikës së Kosovës, Serbisë, BE-së dhe SHBA-së. Ku qëndron kjo përparësi? Kjo përparësi si aktor global, qëndron tek roli udhëheqësi i Bashkimit Europian në procesin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe rolin bashkëudhëheqës të SHBA-së. BE, drejtpërdrejt, znj. Mogherini udhëheqës këtë proces, ndërsa SHBA janë prezent në çdo takim qoftë edhe në rol këshillues, por edhe të drejtpërdrejt.

Fevziu: Deklarata e z.Hoxhaj nuk ka lidhje me këtë, por është një tregim vendi qeverisë së Shqipërisë.
Thaçi: Tjetër gjë është keqkuptimi dhe tjetër gjë është leximi i drejtë i deklaratës që i jep përparësi BE-së dhe SHBA-së që është edhe realitet. Por z.Hoxha nuk e mohon rolin e Shqipërisë, një rol ndihmues shumë i rëndësishëm që ka qenë edhe më herët është edhe sot dhe që do të jetë edhe më vonë. Shtrohen edhe pyetje të tjera. A ka pas të drejtë z.Rama.

Fevziu: Ka pasur një opinion i shprehur nga kryetari i Bashkisë së Prishtinës, z. Shpend Ahemti më parë, duke ju referuar një shkrimi të z.Selimi që jeni ju që keni sponsorizuar këtë reagim. Një tjetër komentator, Mentor Nazarko shkruan se keni qenë ju pas sulmeve të z.Hoxhaj ndaj Edi Ramës. Pra e ka personalizuar duke ju konsideruar se keni qenë ju që keni sulmuar kryeministrin e Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare?
Thaçi:Opinione ke çfarë të duash, i kujdo qoftë, zotëritë e dinë mjaft mirë për raportet e shkëlqyera që kemi me z.Rama si në rrafshin personal edhe atë zyrt...

Category

📺
TV

Recommended