Ora News – Digjet fuoristrada me drogë në Igumenicë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Digjet një fuoristradë e mbushur me drogë në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karioti në Igumenicë.
Policia ka evidentuar nje fuoristrade tip Honda e cila po digjej. Ne vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse. Sipas mediave greke në automjet ka pasur një sasi shumë të madhe marijuane, e ndarë në thasë, ende e papërcaktuar. Makina ishte ngarkuar në kufi dhe po tentonte hyrjen në brendësi të tokës greke.
Policia greke ka rrethuar zonën dhe po ushtron kontrolle të shumra. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se është ndaluar një shtetas polak që dyshohet se është drejtuesi i mjetit. mediat greke raportojnë se Polaku është gjetur dhe arrestuar në një pyll, në vendin e quajtur Gorila, në tentativë për t?u futur në tokën shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/mediat-greke-digjet-furoristrada-me-droge-ne-igumenice/

Recommended