Report TV - Meta: Zgjidhje paketë për detin çamët, ligjin e luftës me Greqinë

  • 8 years ago
Pas vizitës në Greqi, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në një intervistë për gazetën e njohur greke "Kathimerini" ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, problemet e pazgjidhura, minoritetin, por edhe rritjen e bashkëpunimit.

Meta shprehet se duhet të përballemi me plagët e vjetra, si Çamërinë, kufirin detar dhe ligjin e luftës mes dy vendeve.

"Të përballemi me plagët. Zgjidhje-paketë në të gjitha çështjet e hapura të marrëdhënieve shqiptaro- greke -përfshirë ?çështjen çame?, delimitimin e zonave detare dhe heqjen e ligjit të luftës".

Gjithashtu Meta tha se dy vendet duhet të mbrojnë të drejtat e pasurisë së qytetarëve ?në të dyja anët e kufirit?, duke lënë të nënkuptohet edhe kërkesën e çamëve për pronat në Greqi.

Recommended