Report TV - Makinat luksoze nëse nuk paguajnë taksën,gjobë 5% të detyrimit në muaj

  • 8 years ago
Mospagesa e taksës së posaçme për makinat luksoze do të gjobitet me 5% të shumës së detyrimit për çdo muaj vonesë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor kë publikuar formulat e llogaritjes së taksave vjetore dhe penaliteteve përkatëse.

Pronari i mjetit luksoz, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit.

Taksa e mjeteve të luksit u vendos në fillim të këtij viti, dhe përfshin çdo makinë mbi 3 mijë kubikë.

Vlerësohet se në te gjithë vendin rezulton se janë rreth 25 mije makina të kësaj cilindarate, por jo domosdoshmërish ato konsiderohen luksi. Çdo makinë makinë e tillë nëse hyn gjatë vitit 2016 ne Shqipëri, do t?i nënshtrohet një taksë regjistrimi prej 70 mije lekësh, dhe një tarife vjetore prej 21 mije lekësh.