Udhëzimi i Canit: Nëse s'paguani taksën, nuk e shisni dot makinën

  • 9 years ago
Çdo person që kërkon të shesë makinën duhet që më parë të vërtetojë se ka paguar të gjitha taksat. Ministri i Finanave Shkëlqim Cani ka firmosur urdhrin e ri ?Për taksat kombëtare?, ku parashikohet se shitësit i mjetit duhet të marrë vërtetim nga drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor që mjeti nuk është debitor i taksës vjetore për makinat e përdorura të transportit apo nuk është i bllokuar nga organet kompetente.

?Në rastet e tjetërsimit të mjetit, zyrat noteriale përpara se të kryejnë procedurat e nevojshme ligjore për shitjen e tij, i kërkojnë shitësit të mjetit vërtetim nga DPSHTRR-ja nëpërmjet drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor që mjeti nuk është debitor i taksës vjetore të mjeteve të përdorura të transportit apo nuk është i bllokuar nga organet kompetente të përcaktuara me ligj. Drejtoritë rajonale tatimore që të lëshojnë vërtetim Për shlyerjen e detyrimeve tatimore? për çdo tatimpagues duhet të kërkojnë më parë vërtetim nga drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor për shlyerjen e ?Taksës vjetore të mjeteve të përdorura?, të mjeteve në pronësi të tatimpaguesit?, - thuhet në udhëzim.

Tashmë detyrohen të gjithë noterët që të mos lidhin aktmarrëveshjen e shit¬blerjes së mjetit pa marrë më pare konfirmimin për pagesën e taksës vjetore të mjetit. Ky ndryshim i vendimit është bërë për shkak se shumë persona e shesin makinën, kur kanë disa vite pa paguar taksën.

Category

📺
TV

Recommended