Report TV - Basha nis turin e takimeve, në fokus zgjedhjet parlamentare të 2017-ës

  • 8 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur turin e bashkëbisedimit me anëtarësinë e Partisë Demokratike. Përgatitja për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare është në qendër të turit të Basha që do të shtrihet në cdo degë të Partisë Demokratike.

Kreu i demokratëve ka theksuar se komunikimi, përfshirja dhe bashkëpunimi me qytetarët, një hapje e re e PD drejt vlerave dhe prurjeve të reja që ndajnë të njëjtat vlera me demokratët, bashkimi i të gjithë faktorëve dhe kontributeve të partisë dhe aleanca më e gjerë qytetare me të gjithë dhe këdo që ndajnë me ne shqetësimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe krimit, janë çelësi i përballjes së madhe populore dhe fitores ndaj kartelit të Drogës, krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Recommended