Report TV - Konfindustria Italiane në Shqipëri zhvillon takimin e parë operativ

  • 8 years ago
Konfindustria Italiane në Shqipëri ka zhvilluar sot mbledhjen e parë zyrtare me anëtarët e saj themelues për të përcaktuar linjat kryesore të operimit në vendin tonë. Pas takimit, Presidenti i saj Donato D?Agostino, tha se synimet kryesore të shoqatës është mbështetja e bizneseve të asociuara në Konfindustri si dhe rritja e investimeve nga Italia në drejtim të Shqipërisë.

?Sot kemi përcaktuar drejtimet kryesore në të cilat do të orientohet projekti i konfindustrisë i cili konsiston kryesisht në ndërkombëtarisimin, në ndihmën dhe mbështetjen e bizneseve që bëjjnë pjesë në të. Qëllimi i Konfindustrisë është mbështetja kompanive për zhvillimin e bizneseve të interesave të tyre. Shumë prej kompanive kanë probleme të natyrave të ndryshme, të cilat nuk mund t'i zgjidhin individualisht. Në këtë mënyrë, sa më të shumtë të jemi në numër, si Konfindustri, aq më shumë rrisim shanset për t'u dëgjuar, për të lobuar, e për të mbrojtur interesat tona?

?Shqipëria përbën sot një vend me mjaft interes për bizneset e asocuara në shoqatën tonë. Kjo pasi ka shënuar një zhvillim të konsiderushëm ekonomik, kushte të shkëlqyera jetese, një sistem taksash apsolutisht të kenaqshëm. një vend mik, një vend me të cilin flasim të njëjtën gjuhë. Po ashtë është kthyer në një vend të sigurtë për investitorët''.

Sipas Konfindustrisë Italiane, bizneset e saj në Shqipëri përfaqësojnë një numër total prej 5 mijë të punësuarish. Ndërkohë që ambicia e saj ëshë që në shoqatë të anëtarësohen jo vetëm bizneset Italiane, por edhe kompani të huaja apo shqiptare që kanë interesa me shtetin fqinj.

Recommended