Kumbaro i përgigjet Ndrenikës: S'ke nevoje të shtrihesh tek dera e Teatrit për të mbrojtur tokën

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas ndërtimit të stadiumeve, qeveria duket se do të kthejë vëmendjen e saj te arti me rikonstruksionin e Teatrit të Operës dhe baletit dhe rindërtimin e Teatrit Kombëtare.
Në një përpjekje për t;iu përgjigjur kritikëve që kundërshtojnë prishjen e teatrit kombëtar kreu i qeverisë tha se ai do të prishet për tu rindërtuar pa shkaktuar ende ndonjë tragjedi.
Rama: Nuk po flas për plagën time të vjetër, Teatrin Kombëtar. Shoh këtu disa nga ata që më kundërshtonin në atë kohë kur ju thosha se duhet shembur, duhet ndërtuar nga e para. Sot ai po shembet vetë, nga dita në ditë mund të jetë skena e një tragjedie të vërtetë, jo antike. Nga ana tjetër do bëjmë më në fund dhe rindërtim e TKOB, ku dyshemeja e skenës rrezikon realisht të shembet dhe ti përpijë të gjithë skllevërit e Aidës bashkë me kë tjetër mund të gjendet rastësisht në skenë.
Sipas kreut të qeverisë këto dy projekte janë investimi më i madh në 20 vitet e fundit në art dhe kulturë duke rezervuar edhe përgjigjen për ata që mendojnë se pa art bëhet, ndërsa pa bukë jo.
Rama: Ka shumë njerëz që me dashje apo pa dashje harrojnë vlerën e madhe që kanë këto investime, reagojnë ndaj këtyre projekteve duke thënë se s?kemi bukë, ç?na duhet teatri, muzeu stadium? Por e vërteta është se në asnjë vend ku nuk ka teatër muze stadium, ku nuk ka jetë kulturore as sociale, nuk ka as bukë.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/pergjigja...