Repoltix, flet ish-ministrja Kumbaro: Kultura nevojë jetike sa buka

  • 4 years ago
Pasi foli ditën e sotme nga foltorja e parlamentit, ish-ministrja Kumbaro në një lidhje skype për emisionin ?Repolitix? të gazetarit Denis Minga, konsumimin e kulturës në thuajse dy muaj izolim e ka cilësuar si anestezi.Duke theksuar se kultura është nevojë po aq e rëndësishme sa ushqimi dhe buka. Kumbari riktheksoi edhe një herë propozimet e saj lidhur me hapjen e siteve të trashëgimisë kulturore një shqetësim që shkon më përtej këtij propozimi.Kumbaro u ndal edhe tek kategoritë e artistëve, ata që punojnë në sektorin privat dhe ata që paguhen vetëm nga projekte mujore.Ndërsa theksoi se këtë vit turizmi do të jetë tërësisht shqiptar.

??Unë shkoj përtej sugjerimit për të hapur sitet kulturore. E kam shqetësimin për një grup të rëndësishëm kulturor, për grupin e artistëve. Në ligjërimin publik ndërsa jetojmë në kushtet e pandemisë, ajo që më shqetëson është se nuk flitet për kulturë. Po e konsumojmë kulturën si një anestezi. Kemi konsumuar dy lloj ushqimesh,në këtë periudhë atë normal dhe ushqimin shpirtëror kemi lexuar libra, kemi parë filma. Kultura është nevojë po aq e rëndësishme dhe vitale sa është ushqimi dhe buka për trupin. Nuk mund të kujtohemi për kulturën kur kemi fituar luftën e pandemisë, na duhet sot. Nëse ne po marrim masa për garantimin dhe funksionimin e administratës. Cfarë po bëjmë për jetën kulturore ? E kam fjalën për të gjithë grupin e artistëve, përkthyesve, aktorëve. Artistët nuk i rrisim dot si patatet. Është e vështirë pasi artisti nuk futet në një process krijimi artistik. Zakoni i mirë që ka të bëjë me emancipimin nuk duhet të humbasë??, theksoi Kumbaro