Ora News - Rama: S’dal nga zyra e kryeministrit pa bërë “Rrugën e Arbërit”

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Koalicioni qeveritar prezantoi kandidatin për Bashkinë e Dibrës në zgjedhjet e 11 shtatorit, në zemër të kësaj zone në qytetin e Peshkopisë. Këto zgjedhje mbahen pas shkarkimit nga posti të Shukri Xhelilit, i cili u shfaq ne nje video te publikuar ne Ora News duke i kërkuar favore seksuale një vajze 20 vjeçare në këmbim te vendin të punës. A ishte ky takim prezantimi një moment për reflektimin e së majtë?. Luan Rama i LSI, mendon se po.
Luan Rama: Dimë të reflektojmë dhe të korrigjojmë gabimet në të mirë të Shqipërisë. Të reflektojmë me përgjegjësi në të mirë të Shqipërisë. Këto votime janë një moment reflektimi me shumë përgjegjësi për të zgjedhur me mendje dhe me zemër. Le të votojmë Muharrem Ramën për të fituar Dibrën dhe të nesërmen e saj.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-nuk-dal-nga-zyra-e-kryeministrit-pa-bere-rrugen-e-arberit/

Recommended