Seanca per ligjet e "Drejtesise" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Java e ardhshme do te jete vendimtare per Reformen ne Drejtesi pasi pritet qe parlamenti te zhvilloje dy séance te jashtezakonshme per miratimin e ligjeve qe jane pjese e kesaj reforme. Pertej komunikimeve publike Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka filluar veprimet zyrtare duke thirrur kreret e grupeve parlamentare per te vendosur datat kur do te mblidhet kuvendi per te miratuar ligjin e Vetingut si dhe dy ligjet qe kane te bejne me strukturen antikorrupsion dhe institucionet e reja te drejtesise. Konferenca e kryetareve te grupeve parlamentare eshte lajmeruar se do te mblidhet pasditen e se martes dhe pika e vetme e rendit te dites eshte percaktimi i kalendarit per miratimin e ketyre 3 drafteve. Nderkaq te henen, ne 22 gusht eshte lajmeruar edhe mbledhja e Komisionit te Reformes ne Drejtesi per te shqyrtuar dhe miratuar ligjin e Vettingut. Ky draft eshte shqyrtuar nga opozita dhe misioni i euraliusit e ka bere tashme te qarte se cilat verejtje te demokrateve pranohen e cilat jane parimet qe nuk mund te preken. Ne keto moment jane ekspertet te cilet po rishkruajne draftin per t ia paraqitur serish komisionit ku do te shihet nese kompromisi do te jete i lehte per tu arritur apo per here te pare ne reformen ne drejtesi maxhoranca do te perdore votat e saj per te miratuar ligjet qe kerkojne 84 vota. Nga ana tjeter opozita edhe kete te shtune ka denoncuar tentativat e maxhorances per te ushtruar presion mbi median pas ii njejti parashikim qe ndodhej ne ligjin per strukturen e pocasme anti-korrupsion eshte edhe tek ligji per prokurorine dhe neni 6 sanksionon se ?Çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve i ushtruar përmes mjeteve të informacionit është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit?. Ne nje postim ne rrjetet sociale nenkryetari i komisionit te reformes Oerd Bylykbashi ka paralajmeruar se edhe ky nen qe vret lirine e medias nuk ka asnje shans te kaloje pasi opozita do ta kundershtoje kete tentative te re mazhorances!

Recommended