Report TV - Ashpërsohet SPAK, strukturë speciale për politikanë e gjyqtarë

  • 8 years ago
Ashpërsohet projektligji për ngritjen e organeve që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri. Ekspertët e nivelit të lartë kanë ndryshuar draftin për SPAK, i cili pritet të shkojë në komisionin e posaçëm për Reformën në Drejtësi. Në variantin e përmirësuar, i zbardhur nga Shqiptarja.com, është parashikuar një sesion special për të mbledhur të dhëna rreth gjyqtarëve, prokurorëve, ministrave dhe ish-ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve të përfshirë në praktika korruptive.