Report TV - Drejtësia e re, 50 kandidatët për Gjykatën Speciale e SPAK

  • 8 years ago
Njerëzit sistemit aktual të drejtësisë favorizohen me ligj për t?u bërë pjesë e organeve të drejtësisë së re. Nëse nuk japin dorëheqjen për të evituar Vetingun, zyrtarisht janë 50 kandidatë potencialë për t?u bërë pjesë e Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Gjyqtarët në detyrë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda bëhen automatikisht pjesë e Gjykatave Speciale, me kushtin që të heqin dorë nga privatësia dhe të kalojnë me sukses procesin e Vetingut, pra skanerin e trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.