Report TV - Masat e Policisë Rrugore, në 24 orë 1 546 gjoba, 13 të arrestuar

  • 8 years ago
Një video e regjistruar nga kamerat trupore të policisë tregon një parakalim të gabuar të drejtuesit të mjetit dhe masat që janë marrë për ndëshkimin e tij.

Parakalimi i gabuar ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Efektivi i policisë e ka ndalur drejtuesin e mjetit dhe pasi e ka gjobitur ka vendosur që për mungesën e rripit të sigurimit të mjaftohet vetëm me këshillim.