Report TV - Moti i keq/ Drejtori i Policisë Rrugore Tola apel shoferëve : Reduktoni shpejtësinë

  • 5 years ago
TIRANË- Drejtori i Policisë Rrugore Mit'hat Tola, i ftuar në Report Tv ka komentuar situatën e rrugëve në vend pas reshjeve të dëborës.

Në fjalën e tij në studio, Tola risolli në vëmendje akset të cilat kanë probleme në qarkullimin e mjeteve, vështirësitë që hasin drejtuesit e mjeteve në ndërrimin e gomave dhe vendosjen e zinxhirëve duke dhënë edhe këshillat e tij për ta.

?Të reduktohet shpejtësia. Të vendosen zinxhirët. Të evitohen parakalimet. Të ecin me marshin e dytë, të evitojnë frenimet. Të jenë shumë të përqëndruar deri sa të dalin nga zona e vështirë. Ne kemi kulturë të vogël në drejtimin e mjeteve në Shqipëri. Kemi edhe drejtues mjeti asocialë. Duhet të kemi lirinë tonë dhe të mos cënojmë atë të tjetrit.?

Më tej, Tola risolli në vëmendje akset të cilat kanë probleme në qarkullimin e mjeteve, vështirësitë që hasin drejtuesit e mjeteve në ndërrimin e gomave dhe vendosjen e zinxhirëve dhe këshillat që jep policia rrugore për të përballuar këto situata.

?Në vështirësi kalimi është aksi i Qafë Thanës, ku qarkullohet me zinxhirë. Situatë e vështirë është edhe në qafën e Llogarasë në Vlorë. Tjetër segment i vështirë për të qarkulluar është segmenti Lezhë-Shkodër, ku për shkak të akullit dhe pakujdesisë së shoferit ka ndodhur edhe një aksident pa pasoja në jetë njerëzish. Tjetër aks i vështirë është ai Milot-Dibër,?- tha Tola.

Sa i përket kulturës së ndërrimit të gomave dhe vendosjes së zinxhirëve, Tola është shprehur se kjo gjë është më e thjeshtë tek shoferët që vijnë nga rrethe ku dëbora nuk është fenomen i rrallë.

Category

📺
TV

Recommended