Ora News -Amnisti apo Amnezi? Ekspertët dhe biznesi, dyshime për përfituesit e vërtetë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Amnistia fiskale e qeverisë ka ngjallur skepticizëm të fortë tek biznesi dhe ekspertët e ekonomisë. Sipas tyre, përfituesit e vërtetë të saj nuk do të jenë bizneset e thjeshta, por koncensionarët dhe kompanitë e lidhura me qeverinë. Ekspertët i tremben edhe dëmit moral që kjo falje do të shkaktojë tek ata që paguajnë rregullisht në arkën e shtetit. Kjo nismë vihet përballë reformës së madhe të qeverisë që lidhet me pagesën e taksave dhe luftën kundër informalitetit
Ekspertët e ekonomisë dhe biznesi janë spektikë për amistinë fiskale, që do të marrë në shtator trajtën e faljes së gjobave dhe një pjese të detyrimeve të papaguara të sipërmarjes. Ata hedhin dyshime mbi përfituesit e vërtetë të kësaj amnistie, që sipas tyre, do të jenë bizneset e mëdha dhe koncensionarët.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/amnisti-apo-amnezi-ekspertet-dhe-biznesi-dyshime-per-perfituesit-e-vertete/

Recommended