Kosova nderon tre viktimat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova mban ditë zie kombëtare, për shqiptarët e mbetur të vrarë në sulmin e të premtes në Gjermani, ku tre te rinj ishin në radhët e 9 viktimave. Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në të gjitha institucioneve në nderim të kujtimit të tyre. Presidenti i vendi Hashim Thaçi tha se ?dita e zisë është për të nderuar viktimat e rëna në këtë akt të dhunshëm?. Në komentin e tij në facebook i shprehu familjeve të viktimave ngushëllime për humbjen e të dashurve të tyre. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre?- përfundon komentin presidenti Thaçi. Krahas tre viktimave Armela Segashi, Sabin Sula dhe Djamant Zabergja, Ministria e Jashtme ka konfirmuar se në radhët e të lënduarve kanë qenë edhe dy shqiptare të Kosovë. Ata janë14-vjeçari Benet Adilji dhe 44-vjecarja Lumnije Azemi. Fatmirësisht te plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Recommended