Meta nderon viktimat e Holokausit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fondacionin ndërkombëtar ?Raoul Ëallenger?, në ditën ndërkombëtare të Kujtesës për Viktimat e Holokausit, e ka shpallur Shqipërinë ?Shtëpi të Jetës?, duke vlerësuar rolin e shqiptarëve në shpëtimin e mijëra hebrenjeve gjatë luftës së Dytë boterore.Presidenti Ilir Meta, ishte i pranishëm në këtë ceremoni ku ka nënvizuar se akti i sotëm është një mesazh për të gjithë botën.?Nëpërmjet këtij akti solemn, ne jo vetëm i bëjmë sërish me dije gjithë njerëzimit historinë frymëzuese dhe unike të bashkatdhetarëve tanë, por edhe zotohemi që këtë trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore t?ua përçojmë e t?ua mësojmë edhe fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë pas. Fatkeqësisht ne u bëmë, vetëm dy dekada më parë, dëshmitarë të masakrave në Ruanda, në Bosnje e Hercegovinë, dhe për më tepër, të masakrave dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës. Genocide dhe veprime të tilla çnjerëzore ndaj kujdo që i përket një feje, etnie apo kombësie të ndryshme, nuk mund të ndodhin dhe mbi të gjitha, nuk duhen lejuar të ndodhin kurrsesi në botën ku jetojmë të gjithë sot! Kurrë më!. Ky është apeli i të mbijetuarve të Holokaustit, disa prej të cilëve shpëtuan në këtë truall, pikërisht falë shpirtit altruist të shqiptarëve dhe ky është edhe mesazhi ynë sot, nga Tirana, kryeqendra e ?Shtëpisë më të re botërore të Jetës!?Ndërsa në fjalën e saj zëvendëspresidenti i këtij fondacioni, Daniel Rainer në fjalën e tij vuri në dukje se në Shqipëri nuk është dëgjuar të ketë pasur as edhe një rast të vetëm denoncimi. Ai shtoi se ky gjest i shqiptarëve është pjesë e kodit gjenetik shqiptar, të njohur si Besa.

Recommended