Report TV - Aksident në aksin rrugor Shkodër- Muriqan, humb jetën një person

  • 8 years ago
1 i vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin Shkodër- Muriqan, ku motoçikleta është përplasur me një automjet.

Motoçikleta tip ?Lifan? që drejtohej nga 35-vjeçari Agron Shtogu në të cilin udhëtonin 3 pjestarët e familjes Shtogu është përplasur me automjetin tip ?Golf? me targa AA 518 AL, i drejtuar nga Emirjan Qehaja, 27-vjeç.

Përplasja ka rezultuar fatale për 35-vjeçarin Agron Shtogu i cili ka humbur jetën menjëherë, ndërsa në gjendje kritike për jetën është edhe i mituri 3-vjeç S. SH ndërsa plagë ka marrë edhe bashkëshortja e viktimës B. SH 37-vjeçe.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës ku edhe kanë marrë ndihmën e parë ndërsa i mituri ndodhet në reanimacion e ëma është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe efektivët e policisë rrugore të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Dyshohet se motoçikleta i ka prerë rrugën automjetit dhe më pas është përplasur me të.

Pavarësisht se automjeti është ndaluar menjëherë, 35-vjeçari ka ndërruar jetë pasi ka marrë plagë të rënda në kokë pasi ka qenë pa skafandë mbrojtëse.

Policia ka shoqëruar në komisariat 27-vjeçarin Emirjan Qehaja deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë ku humbi jetën 1 person ndërsa mbeten të plagosur 2 të tjerë mes tyre edhe një fëmijë i mitur.