Aksident në aksin Shkodër-Muriqan, motoçikleta përfundon në kanal, vdes drejtuesi

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Dy javët e fundit kanë qenë tragjike në rrugët e vendit duke lënë pas të paktën 9 viktima. Aksidenti i radhës u shënua në Shkodër, ku një 45 vjeçar humbi jetën pasi motori me të cilin udhëtonte doli nga rruga.

Rruga Shkodër-Muriqan u përgjak sërish, duke i marrë jetën 45-vjeçarit Lin Dedaj nga fshati Bardhaj.

Ngjarja u regjistrua pak metra larg pikës doganore, rreth orës 15.05 minuta, kur ky shtetas ndërsa udhëtonte në drejtim të Muriqanit, ka humbur kontrollin e motorçikletës, duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Goditjet që ka marrë 45-vjeçari kanë qenë të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, pa patur kohë t?i vijë në ndihmë shërbimi mjekësor.

Grupi i ekspertizës që mbërriti në vendngjarje, nisi hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Mësohet se viktima lëvizte me motorçikletë e cila dispononte dokumentacion të rregullt, e madje me siguracion në Shqipëri e Mal të Zi.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/aksident-ne-aksin-shkoder-muriqan-1-i-vdekur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp