Ora News – Fleckenstein: Të enjtën të votohet reforma, do shikojmë kush është pro e kush kundërr

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirane- Parlamenti Europian pret që Shqipëria të votojë të enjten e 21 korrikut 2016, reformën në drejtësi. Mesazhi i qartë erdhi nga reporteri për Shqipërinë në parlamentin europian Knut Fleckenstein, i cili zhvilloi një vizitë blic në Tiranë, në takim me krerët e politikës shqiptare.
?Ne presim që Kuvendi i Shqipërisë, të votojë për reformen ne drejtesi te enjten. dhe kur them ne e kam fjalën për Parlamentin Europian, shpresojmë të ketë votë pro reformës. Ka radhur koha për të vërtetën, dhe unë dëshiroj të shoh kush është pro dhe kush është kundër saj?
Fleckenstein është optimist se në 21 korrik reforma do miratohet, por në rast të kundër fatura për Shqipërinë sipas tij nuk do jetë e vogël, duke paralajmëruar dhe përgjegjësi për deputetët apo grupet parlamentare që nuk e mbështesin
Fleckenstein : Unë do të thoja që ky do të ishte një zhgënijm vërtet i madh jo vetëm në Bruksel por në kryeqytetin e çdo vendi anëtar të BE. Nuk do te jetë e mundur që të jepet nje rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave me BE. Pas pushimeve të verës ne do të kemi biseda shumë të hapura dhe publike me të gjithë ata që mendojmë se kanë qënë përgjegjës për dështimin.
Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, propozoi se nëqoftëse politika deshton për çështjen e vetme të mbetur pezull, të vendosë populli me referendum.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fleckenstein-te-enjten-te-votohet-reforma-do-shikojme-kush-eshte-pro-e-kush-kunderr/

Recommended