Britani, Cameron dorëzon çelësat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

David Cameron largohet per here te fundit nga Downing Street si kryeministër, duke i hapur rrugën kështu pasardhëses se tij Tereza May. Kameron do te përballet me pyetjet e deputeteve ne Dhomën e Komuneve e me pas do te shkoje ne Bakingam Palas per t?i paraqitur mbretëreshës dorëheqjen e tij. ?Ndërsa largohem, shpresoj qe njerëzit te shohin nje vend me te forte. Ishte një privilegj per mua te shërbeja per vendin tim qe e dua aq shume.?-shkruante Kameron per ?Daily Telegraf?. Sekretarja aktuale per çështjet e brendshme e merr detyrën me shpejt nga c?ishte parashikuar per shkak te tërheqjes nga gara brenda konservatoreve te rivales se saj Andrea Lidsom. Vete Kameron do te vazhdoje te shërbeje si deputet, ndërkohe qe kryeministrja e re May pasi te marre edhe zyrtarisht mandatin nga Mbretëresha per qeverinë e re, pritet t?i drejtohet britanikeve me nje fjalim te shkurtër. Sipas mediave, brenda kesaj te mërkure pritet te dale edhe emrat e pare te ekipit te saj te ri qeverisës.

Recommended