Ora News – Raporti për drejtësinë, Shqipëria ndër 20 vendet me sistemin më të keq

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria është një ndër 20 vendet me sistemin e drejtësisë më problematik në botë. Raporti Global mbi Teknologjinë e Informacionit për vitin 2016, që publikohet nga Forumi ekonomik botëror e rendit Shqipërinë në vendin e 119 në listën e 139 vendeve të botës.
Për të vlerësuar gjendjen e sistemit të drejtësisë në të gjitha vendet, në raport përdoren tre tregues:pavarësia, eficenca në zgjidhjen e konflikteve tregtare dhe eficenca në sfidimin e institucioneve publike apo rregullave.
Për pavarësinë e sistemit gjyqësor, Shqipëria renditet e 119-a ndër 139 vende të marra në vlerësim. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ne lëmë pas në këtë tregues vetëm Serbinë, ndërsa të gjitha vendet e tjera renditen më mirë.
Për treguesin e dytë, atë të eficencës së kuadrit ligjor dhe sistemit gjyqësor në zgjidhjen e konflikteve tregtare, Shqipëria renditet ede më keq, duke u pozicionuar në vendin e 120.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-nder-20-vendet-me-sistemin-me-te-keq/