Maqedonia, ndër vendet e para për "ikjen e trurit"

  • 4 years ago
Edhe një raport tjetër botëror tregon gjendjen e rëndë me emigrimin e të rinjëve dhe personave të kualifikuar. Këtë herë, Raporti i Forumit Botëror Ekonomik e radhit vendin tonë në pozitën e tetë në botë sa i takon shpërnguljes së trurit. Organizatat për të rinj besojnë se arsyeja është standardi i jetesës sidomos në fushën e arsimit, mbrojtjes sociale, shëndetësisë dhe punësimit.