Ora News – Kulla e sahatit, Bashkia: Turistët e huaj 200 lekë për ta vizituar

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Të gjithë ata turistë të cilët duan të vizitojnë një nga pikat turistike të kryeqytetit Kullën e Shatit të shpallur monument Kulture i kategorisë së 1 duhet të paguaje një tarifë prej 2 qind lekësh të reja
Ky ishte propozimi i miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak ku kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, theksoi se nga kjo tarifë përjashtohen nxënësit e shkollave kategoritë që përfitojnë ndihmë ekonomike si dhe personat me aftësi të kufizuar.
Veliaj: Ne kemi propozuar që për turistët të ketë një pagesë 200 lekëshe për vizitorët e Kullës së Sahatit edhe të Muzeut të Tiranës. Krijon bashkia një fond për solucion, për mirëmbajtje, për të mos e lënë të degjenerojë deri në atë fazë ku nuk mbahet mend cila ka qenë ngjyra origjinale, ndërkohë që ngjyra origjinale ka qenë gjithmonë e bardhë. E kemi mundësinë sot me një pagesë të vogël për turistët. Është shumë modeste. Përjashton të gjitha grupet e organizuar të nxënësve, pensionistëve, veteranëve, invalidët, përfituesit e ndihmës ekonomike, etj.
Bashkia e Tiranës restauroi kullën e sahatit në muajin prill të këtij viti, pas evidentimit të një sërë problemesh me amortizimin e objektit dhe ambienteve të brendshme të tij. Pjesa e restauruar e kullës është pjesa e sipërme e ndërtuar në 1928, pra gati 90-vjeçare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kulla-e-sahatit-bashkia-turistet-e-huaj-200-leke-per-ta-vizituar/

Recommended