Gazsjellësi TAP, dy zonat që do të gazifikohen fillimisht dhe kush përfiton

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjet e para që do të përfitojnë nga gazsjellësi TAP do të jenë ato në zonën Ballsh-Fier-Vlorë dhe Durrës- Tiranë.
Drejtori i Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë Dritan Spahiu shpjegon se këto do të jenë zonat parësore të gazifikimit për arsye industriale dhe si rrjedhojë shpërndarja e rrjetit për familjarët do të jetë më e lehtë.
Ndërsa gazifikimi i zonave të tjea të Shqipërisë është lënë për në një moment të dytë.
Spahiu: Do të gazifikohet një trekëndësh me një intensitet të industrial siç është ai Ballsh-Fier-Vlorë dhe nga ky rast do të përfitojnë edhe klientët familjarë nga ndërtimi i komplet rrjetit. Si dhe rajoni i njohur tashmë Durrës-Tiranë për të intensitetit të lartë të popullsisë.
Më pas do të shikohet, në varësi edhe të projekteve të tjera, siç është projekti IAP, qoftë lidhja me Kosovën si dhe me Maqedoninë. Në rast se këto lidhje do të jenë funksionale, do të jenë një ndihmesë shumë e madhe për vetë gazifikimin e Shqipërisë. Afatshkurtër, është se këto dy rajone do të fokusohet gazifikimi për konsumatorët familjarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-zonat-qe-do-te-gazifikohen-fillimisht-dhe-kush-perfiton/