• 4 years ago
Por cilat ishin dy vajzat e huaja, të cilat frekuentonin këtë kafene dhe çuditën djemtë shqiptarë në këtë periudhë ?
Dy motrat polake, Sasha me Grishën ato janë në vitin 68?-69? . Ato ishin vajzat e një zyrtari të thjeshtë të ambasadës polake sepse këtu në fund është edhe ambasada polake se kjo është rruga e tre ambasadave të famshme?..Dua të tregoj një detajë që tek ambasada jugosllave ata kishin një stend me fotografi dhe nxirrnin fotografi të bukura, tani kalonin njerëz dikush e dinte dhe dikush jo dhe qëllonte për të ndaluar për të parë fotografitë. Dilte polici nga kabina dhe me kujdes të afrohej thshte largohu qyetar mos qëndro, raportet ishin shumë të tensionuara me Jugosllavinë dhe ambasada ruhej në mënyrë tërsisht nuk donin as njerëzit të ndalonin aty sepse mund të konsiderohej një njeri I ambasadës?..Grisha dhe Sasha vinin në periudhën e verës, dhe kanë qenë vajzat që në një farë mënyre I kanë cmendur djemtë e rrugës së Durrësit. Ato ishn të bukura ishin elegnate binin në sy, Në Shqipëriai stil jetese nuk ekzistonte, me minifunde ne ato vite 68?69? nuk kishte minifunde, flokë të bukura, vajza që flisnin Anglisht, sa u detyruan që meshkujt filloi një praktikim I anglishtes, se duhej një lloj komunikimi me ato, sepse në përgjithësi ato kalonin nga trotuari andej dhe kishin shumë miqësi me personelin e ambasadës kubaneze dhe vinin kalonin nga ora 6:30 në mesditë. Vinin dhe prisnin për ti përshëndetur për të krijuar një lloj korde, një lloj komunkimi me dy fjalë, me tre fjalë ?. Dashuritë e lindura I bënin që djemtë shqiptar edhe nga tarracat të zbrisnin se ato kanë jetuar në një pallat pothuajse më posht ngjitur me ambasadën polake??? shprehet z. Uvil për dy vajzat polake që me stilin e tyre bënë që shumë djem shqiptarë të binin në dashuri.

Category

📺
TV

Recommended