Report TV - Banorët e Tiranës së Re në protestë: Bashkia të rehabilitojë bllokun e banimit

  • 8 years ago
Banoret e pallatit 16, pas zonës se Libri Universitar, kanë zhvilluar një protestë duke kërkuar nga Bashkia ndërhyrje për rehabilitimin e zonës.

Banorët ankohen se problemet janë të shumta në këtë lagje duke filluar nga ujërat e zeza, zaptimi i hapësirave publike nga bizneset përreth duke bllokuar edhe rrugën për hyrjen e zjarrfikësve në raste emergjencash.

Protesta u shoqërua me një konflikt mes një protestuesi dhe një përfaqësuesi të Bashkisë.


Banoret prisnin qe ditën e sotme te prezantoheshin me projektin e kërkuar prej kohesh nga Bashkia, por sipas përfaqësuesit nuk është ende gati, çfarë ka revoltuar edhe banoret.