Ora News – Pavarësia e Kosovës, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu: Shteti i ri, i domosdoshëm

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës Prof. Dr Fatmir Sediu mbajti një leksion të hapur me studentë të Universitetit ?Aleksandër Mosiu? në Durrës.
Ish-Presidenti i Kosovës referoi për rreth 40 minuta para studentëve dhe pedagogëve të fakultetit të shkencave politike-juridike, ku theksoi se Kosova e nisi rrugën pa kthim pas drejt formimit të shtetit të ri, që në vitin 1989 me protestat ndaj represionit serb.
Fatmir Sejdiu: Në ?89 dhe këtej kur Kosova kishte mbërritur në një fazë të mëhershme statusin de facto të një njësie të nivelit paralel apo njësoj si njësitë e tjera të federatës jugosllave. Pra kishte de facto statusin e shtetit brenda një federate te përbashkët, ishte në momentin e thyerjes së këtij statusi, ishin shqiptarët të parët që krahas atij represioni të madh që dhanë dhe orientimin e vet më të rëndësishëm politik se ka duan të udhëtojnë.
Prof .Dr Sejdiu e cilësoi një moment të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës edhe takimin e dy delegacioneve shqiptare dhe serbe në prani të ndërkombëtarëve, Presidentit Ahtisari dhe një përfaqësuesie të Federatës ruse.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pavaresia-e-kosoves-ish-presidenti-fatmir-sejdiu-shteti-i-ri-i-domosdoshem/

Recommended