Basha: Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi nga zbatimi i plotë i rekomandimit 88

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke i qëndruar stoik qëndrimit të tij për zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha lëshoi një tjetër apel ndaj mazhorancës për të futur në shinat e zgjidhjes këtë çështje.
Në një dalje për mediat pas takimit me deputetin gjerman, Gunther Krichbaum, Basha tha se PD është e gatshme të angazhohet në çdo çast për tu dhënë shqiptarëve drejtësinë e pakapur politikisht, që sipas tij është e vetmja drejtësi e reformuar.
Basha: Sot i bëj një thirrje kundërshtarëve tanë politikë duke u bërë fare të qartë se opozita nuk është tërhequr, nuk tërhiqet dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias që të ndalim luftën verbale, të ndalim insinuatat, ti japim shqiptarëve një qartësi që e meriton.Unë, PD dhe opozita është për zbatimin e plotë të rekomandimit 88. Nëse dhe zoti Rama është për zbatimin e plotë të rekomandimit të 88 të Venecias jemi gati tu japim shqiptarëve dhe të ulemi të gjejmë përmes instrumentave që ekzistojnë, Komisioni ad-hoc apo instrumentat e tjerë, ti gjejmë zgjidhjen përfundimtare këtij problemi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-nuk-kemi-ndermend-te-terhiqemi-nga-zbatimi-i-plote-i-rekomandimit-88/