Ora News –Sarandë, përkujtohet 72-vjetori i genocidit grek ndaj çamëve

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmes kurorave me lule në varrezat e Kllogjerit në Xarrë të Sarandës, është përkujtuar 72 -vjetori i genocidit grek ndaj popullsisë Çame, ku humbën jetën mijëra burra gra e fëmijë.
Pas homazheve, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi theksoi se këto varre came janë dëshmi e krimeve të Greqisë.
Idrizi: Kjo varrezë ka brenda mesazhin e përjetësisë, por jo vetëm. Ajo flet shumë me të gjallët që kalojnë kufirin në të dy drejtimet. Grekëve i kujton sa herë që hyjnë në tokën tonë, se çfarë krimesh kanë bërë paraardhësit e tyre dhe pse duhet të na kërkojnë falje. Shqiptarëve i kujton amanetin e atyre që gjinden këtu: E donim Shqipërinë, ndaj na përzunë?.
Nga Kllogjeri, kreu i PDIU-së theksoi se nuk do të ketë varreza greke në Shqipëri, nëse nuk nderohen viktimat e genocidit grek.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perkujtohet-72-vjetori-i-genocidit-grek-ndaj-cameve/