Fushë Arrës, përkujtohet 108-vjetori i qeverisë Kimzës, historiani: I shtroi rrugën 1912-tës

  • 5 years ago
Në qytetin e Fushë Arrësit është përkujtuar 108 vjetori i qeverisë së Kimzës, që i parapriu shpalljes së pavarësisë. Qeveria që kryesohej nga arbëreshi ,Terenco Toçi, mblodhi rreth 4000 mijë luftëtarë që nisën ofensivën kundër pushtuesit e turk dhe valën e kryengritjeve në verilindje të vendit që u finalizuan me ngritjen e flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Në përkujtim të kësaj ngjarje historike në qytetin e Fushë-Arrësit u inaugurua memoriali në nder të atyre që kontribuuan për ngritjen e flamurit dhe mëvetësinë e vendit. Aktiviteti u kthye ne një feste për qytezën e vogël, ku nuk munguan këngët e vallet tradicionale të trevës veriut. Të ftuar në këtë aktivitet ishin historianë dhe intelektualë nga Shqipëria dhe Kosova,të cilët u ndalën tek nevoja që të rinjtë të njihen me të shkuarën plot sakrifica të paraardhësve të tyre.

?Jam i nderuar që jam sot këtu për të përkujtuar qeverinë e parë shqiptare që i shtroi rrugën qeverisë së Vlorës më 1912. Banorët e këtyre trevave për shekuj me radhë kanë luftuar kundër pushtuesit e osman dhe fale betejave të tyre të të paepura kombi ynë sot është i pavarur? tha historiani Beqir Meta. Mes të ftuarve në aktivitet ishte edhe nipi i arbëreshit Terenco Toçi, i cili kryesoi qeverinë e Kimzës.