Report TV - Rama shtron Iftar: Betejën për drejtësinë do ta çojmë deri në fund

  • 8 years ago
Kryeministri Edi Rama ka shtruar Iftar mbrëmjen e kësaj të premteje, për muajin e shenjtë të ramazanit. Nga oborri i Kryeministrisë, Rama vlerësoi sakrificën e myslimanëve gjatë 1 muaji të argjerimit të përvitshëm.

Kreu i qeverisë ceku edhe disa prej zhvillimeve politike brenda dhe jashtë vendit. Votën e britanikëve për të dalë jashtë BE, Rama e cilësoi si fundin e një martese jo të lumtur.

"Sot përfundoi martesa jo e lumtur e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian", u shpreh Kryeministri Rama. Pavarësisht daljes së britanikëve, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka vetëm një objektiv, anëtarësimin në Union. "Shqipëria ka një rrugë të vetme, atë drejt Bashkimit Europian. Të kemi shtet të së drejtësisë pavarësisht se si do të jetë fati i BE-së nesër", tha Rama.

Kryeministri Rama u zotua gjithashtu se reforma në sistemin e drejtësisë do të çohet deri në fund. "Është fat për Shqipërinë që të jetë bashkë me BE-në për reformën në drejtësi. Beteja për drejtësi të paanshme e të paprekshme ia vlen të çohet deri në fund. Ne duhet të pastojmë vendin tonë përmes kësaj reforme", deklaroi Rama.

Recommended