Report TV - Rama e Veliaj inspektojnë stadiumin: Arena do ketë dy parkime nëntokësore

  • 8 years ago
Vijon prishja e stadiumit kombëtar ?Qemal Stafa?. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë inspektuar punimet në stadiumin "Qemal Stafa? nga ku kanë deklaruar se Arena Kombëtare do të ketë dy parkime nëntokësore.

Sipas Veliajt në sheshin ?Italia? dhe në sheshin pas stadiumit do të ndërtohen dy parkime nëntokësore.

?Ne kemi avancuar jashtëzakonisht me procesin e çmontimit, 70 % është kryer, besoj se brenda javës përfundon ky proçes. Është ndoshta mënyra më e mirë për të pritur Kombëtaren kur të kthehet me përgatitjet për projektin e ri. Besoj se jo vetëm 24 muaj, por ndoshta edhe më shpejt, do të kemi mundësi që të kemi një fushë komplet të re?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai ka shtuar se nga ky projekt, qytetit i vijnë edhe një sërë përfitimesh të tjera, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe infrastrukturor.

?Përveçse ka një tempull të futbollit, që besoj vjen në momentin më të mirë, qyteti do përfitojë 4 sheshe publike, që momentalisht nuk i ka, në secilën prej anëve, veri-jug-lindje-perëndim, që do të jenë për përdorim publik gjatë gjithë ditëve që nuk ka ndeshje. Jemi sot në një proces vendim-marrje, ku si parkingu përpara, si parkingu mbrapa, kthehen në 2 parkingje nëntokësore?, shtoi Veliaj.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se stadium nuk do përdoret vetëm për të luajtur futboll por edhe për aktivitete të tjera.

?Shikojmë me kënaqësi se po avancon me shpejtësi të madhe, siç është në fakt, në filozofinë e Bashkisë së re të Tiranës, ky projekt historik që do t'i kthejë në fakt Tiranës një vlerë të jashtëzakonshme përmes një investimi të jashtëzakonshëm, duke bërë të mundur që në vend të ngrehinës së vjetër, ku as futboll në nivel ndërkombëtar nuk luhej dot, por as për qytetarët nuk ofrohej asgjë. Një stadium nesër ndër më të bukurit e Europës, një hapësirë urbane dhe publike ndër më të bukurat, në mos më e bukura e Tiranës së shekullit të ri, dhe një përgjigje e merituar për të gjithë ata që nuk dinë asgjë tjetër përveçse të ngrenë gishtin e akuzës nga kafenetë ose nga kafja e madhe e pazarit të thashethemeve. Unë jam shumë krenar që ky projekt vjen vërtet në një kohë që përkon me shembullin e jashtëzakonshëm që kombëtarja u dha të gjithëve, se çfarë është në fakt, për një popull, për një shoqëri, për një vend si i yni, sporti dhe suksesi në sport?, tha kryeministri, Edi Rama.

Ministrja Kumbaro bëri të ditur se projekti ruan dhe respekton historinë kulturore dhe sportive të stadiumit ?Qemal Stafa?, pasi ruan pjesën e fasadës, e cila integrohet në projektin e ri.

?Jemi përballë fasadës në të cilën kemi pikërisht pjesën e konsideruar si monument kulture nga vendimi i fundit i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. Kemi bashkëpunuar me studion e arkitektëve të cilëve iu është bashkuar ekspertiza e Palazzo Spinelli-t. E reja është që në rezultatin e fundit që do të vijë të prezantohet para KKR-së javën që vjen, fasada do të ruhet siç është, jo vetëm do të ruhet por do të jetë pamja ballore e stadiumit dhe do të je...