Report Tv - Veliaj: Ky qytet, produkt i heronjve, me këtë ritëm, do i kalojmë 100 mijë pemët

  • 5 years ago
Shumë qytetarë të Tiranës kanë zgjedhur të mbjellin pemë për të kujtuar data të veçanta në jetën e tyre, si ditëlindje apo përvjetorë. Teksa fushata e Bashkisë së Tiranës për të shtuar gjelbërimin në qytet, kryeqytetasit janë ndërgjegjësuar duke dhuruar një pemë fëmijëve, nipërve e mbesave.

Surprizës së bukur të Vasilika Kitës për nipat e saj iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. ?Jam shumë mirënjohës për Vasilikën, ish-punëtorja e përkushtuar e Arkivës, sot në pension, që i kujton fëmijët e nipërit me mbjelljen e këtyre pemëve. Pak minuta më parë, një grup nga komuniteti ndërkombëtar që jeton në Tiranë, mbolli një pemë për një kolegen e tyre norvegjeze që kishte ndërruar jetë, dhe pak më përpara, dy binjakë për ditëlindjen e tyre mbollën një pemë?, tha Veliaj, teksa theksoi se Tirana është produkt i heronjve që punojnë çdo ditë.

?Ky qytet është produkt i heronjve të pakënduar, i heronjve të paparë, i heronjve të vegjël, që ndoshta nuk i njeh njeri, por që japin më shumë kontribute se sa politikanë që thonë do bëjnë hatanë dhe nuk prodhojnë asgjë?, tha ai.

Teksa shprehu bindjen për thyerjen e rekordit të vjetshëm në mbjelljen e pemëve, kryebashkiaku ftoi qytetarët që për festa apo për çdo datë të shënuar për ta, ta përkujtojnë duke dhuruar pemë për qytetin. ?Jam i bindur se po të vazhdojmë me këtë ritëm, jo vetëm do i kalojmë 100 mijë pemët që kishim planifikuar për këtë vit, por do vendosim edhe një standard të ri. Kemi përpara edhe Ditën e Verës, një arsye më shumë për të mbjellë pemë?, shtoi Veliaj.

Category

📺
TV

Recommended