Ora News – Gjirokastër, të drejtat e minoriteteve, Totozani: Stop racizmit dhe intolerancës

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një takim me minoritetet në Gjirokastër, Avokati i Popullit theksoi nevojën për një ligj të posaçëm për caktimin e të drejtave të minoriteteve. Pasi ka dëgjuar problemet e tyre nga përfaqësues të minoriteteve, Igli Totozani, kërkoi zbatimin e rekomandimeve të KE-së kundër racizmit dhe intolerancës.
Në një takim me përfaqësues të minoriteteve në Gjirokastër, Avokati i Popullit, përsëriti kërkesën e tij për korrigjimin e mangësisë në anën ligjore për të drejtat e pakicave.
Igli Totozani këmbëngul se është i nevojshëm një ligj i posaçëm ku njohja e të drejtave të minoriteteve, të jetë në përputhje me Konventën ?Për mbrojtjen e minoriteteve?, të ratifikuar në vitin 1999.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-drejtat-e-minoriteteve-totozani-stop-racizmit-dhe-intolerances/