Ora News – PD provon fleksibilitetin: Publikon komunikimet me e-mail me EURALIUS-OPDAT

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

PD reagoi disa orë pas deklaratës së Ambasadës së SHBA, duke rrëzuar pretendimin se Opozita nuk shfaqi fleksibilitet për të gjetur konsensusin për Reformën në Drejtësi. Oerd Bylykbashi publikoi përmes një monitori komunikimet me e-mail të Partisë Demokratike me ekspertët e EURALIUS dhe OPDAt. Për PD i vetmi që pengon këtë reformë është Kryeministri.
Bylybashi: ?Sot do tu paraqesim një numër faktesh dhe provash që provojnë qëndrimin fleksibël të PD mbi bazën e propozimeve të bëra nga partnerët ndërkombëtarë OBDAT dhe EURALIUS dhe sëfundi dhe nga Venecia?.
Kjo është kundërpërgjigja që PD i dha Ambasadës amerikane, duke kundërshtuar qëndrimin e saj se Qeveria shfaqi fleksibilitet, por Opozita nuk bëri të njëjtën gjë.
Nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, reagoi ndaj deklaratës së ashpër të Ambasadës së SHBA duke publikuar komunikimet me e-mail të Partisë Demokratike me ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT.
Pavarësisht deklaratës së Ambasadës së SHBA, PD këmbëngul në qëndrimin e saj se përgjegjës për ngërçin e krijuar për Reformën në Drejtësi është Kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama pas dështimit të takimit me kreun e PD paralajmëroi se drafti do ti dorëzohet Kuvendit, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/pd-publikon-email-et-me-obdat-dhe-euralius-per-vendet-e-rezervuara/