Ora News – PD publikon email-et me OBDAT dhe EURALIUS për “vendet e rezervuara”

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një dalje të pazakontë pas qëndrimit të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë, Partia Demokratike përmes nënkryetarit të Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi ka deklaruar se vendet e rezervuara kanë qenë një propozim i OBDAT-ERURALIUS dhe më pas Venecias, të cilën opozita e përzgjodhi.
Bylybashi:Kemi patur zhvillime të cilat na kanë çuar deri këtu dhe në këtë moment e vetmja pikë që na ndan është çështja themelore për moskapjen e sitemit të drejtësisë, që është modeli me të cilin do të emërohen zyrtarët më të lartë të sitemit të drejtësisë. Sot do tu paraqesim një numër faktesh dhe provash që provojnë qëndrimin fleksibël të PD mbi bazën e propozimeve të bëra nga partnerët ndërkombëtarë OBDAT dhe EURALIUS dhe sëfundi dhe nga Venecia.Këtu kemi një email të datës 10 shkurt, ku na janë paraqitur ne opozitës në nivel politik dhe ekspertësh një numër zgjidhjesh propozimesh nga OBDAT dhe EURALIUS lidhur me modelin e emërimit të zyrtarëve të lartë të sistemit të drejtësisë. Janë një numër alternativash që përfshin ndër to dhe modelin e vendeve të rezervuara. Me propozimin e partnerëve ndërkombëtarë na u dha mundësia të përzgjidhnim një nga këto modele.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-publikon-email-et-me-obdat-dhe-euralius-per-vendet-e-rezervuara/