“Opozita s’tregoi fleksibilitet, mbështesim Qeverinë për miratimin e reformës në drejtësi”

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërkombëtarët thyejnë heshtjen për takimin Rama-Basha, duke vënë gishtin mbi përgjegjësin e dështimin të konsensusit për reformën në drejtësi.Përmes deklaratave të veçanta për mediat, Ambasada amerikane në Tiranë dhe ajo e BE shprehen të keqardhur dhe të zhgënjyer mbi zhvillimet në këtë proçes.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes Kryeministrit Rama dhe Liderit të Opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi.
Në deklaratën për mediat, thuhet se ?Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë. Prandaj, Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Qeverisë shqiptare për ta çuar draftin drejt miratimit?.
Ambasada amerikane paralajmëron se ?do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë?.
Shtetet e Bashkuara theksojnë se do të punojnë për t?u siguruar që drafti përfundimtar i paraqitur në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe në Parlament, të jetë një draft i drejtë, që përfaqëson idetë më të mira të ekspertëve vendas, ekspertëve ndërkombëtarë, dhe Komisionit të Venecias.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/opozita-stregoi-fleksibilitet-mbeshtesim-qeverine-per-miratimin-e-reformes-ne-drejtesi/

Recommended