Report TV - Pallati 17-kate,Veliaj: Padi, s'ka punime derisa të flasë Gjykata e Lartë

  • 8 years ago
Bashkia e Tiranës ka bërë sot një padi për ndërprerjen e punimeve të pallatit 17 katësh tek diga e liqenit artificial, punimet e të cilit nuk do të fillojnë derisa të flasë Gjykata e Lartë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, pas vendimit që sot mori Gjykata e Apelit Administrativ për mosndryshimin e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë në themel çështjen e ndërtimit ose jo të këtij pallati.

Veliaj është shprehur se, vendimi i sotëm ishte një farsë, ku kushërinjtë gjykojnë kushërinjtë, por qytetarët e Tiranës nuk do ta harrojnë një vendim të tillë.
Ai ka shtuar se Reforma në Drejtësi do t?i japë përgjigjie kësaj kase gjyqtarësh, të cilët nuk meritojnë të jenë në poste të tilla.

?Ajo që do ndodhë nesër do të pritet me zhgënjim e revoltë, do shohim sesi kushërinjtë do gjykojnë kushërinjtë. Jam i revoltuar. Garantoj se Tirana nuk do e harrojë këtë që bënë gjyqtarët. Reforma në drejtësi është kaq jetike, sa kohë që kushërinjtë gjykojnë kushërinjtë. E bëra organizimin për të demaskuar mënyrën e bërjes së gjyqeve. Nesër një gjyq farsë ku gjyqtarët i hyjnë në hak qytetarëve. Padi përsa kohë që s?ka vendim të Gjykatës së Lartë, ky gjyq duhet të pezullohet. Pasi të kemi vendim për këtë, duhet të gjykohet çështja në themel? ka thënë Veliaj.

Veliaj ka përfunduar se Bashkia e Tiranës ka nisur hartimin e një strategjie e cila synon pengimin e punimeve për këtë pallat, ndërkohë që ka premtuar se do të diskretitojë gjyqtarët e korruptuar.

?Ndërtimi tek diga nuk do të ndodhë. Vendim ishte i pabesë për qytetin e Tiranës.Do nis hartimin e një strategjie për pengimin e ndërtimeve. Do diskretitoj sistemin e gjyqësorit në Shqipëri. Gjykata është kthyer në markatë. Do i shkoj kësaj çështje deri në fund?.