Arrestimi i Armando Prengës, Ruçi "Të heshtim derisa të flasë Gjykata"

  • 9 years ago
ELBASAN - Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi tha se pas qëndrimit të PS-së për të përjashtuar nga partia deputetin Armando Prenga, duhet të pritet vendimi i drejtësisë.

?Ne e kemi treguar qëndrimin tonë, ne duhet të heshtim tashmë derisa të flasë gjykata?, - tha Ruçi pas një takimi me strukturat e partisë në qarkun e Elbasanit.

Menjëherë pas arrestimit të Prengës për ngjarjen në Laç ku mbetën të plagosur 7 persona, ishte kryeministri Edi Rama i cili tha se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund dhe se askush nuk është mbi ligjin ?aq më pak deputeti?. Edhe zyrtarisht Partia Socialiste përmes deputetes Olta Xhaçka tha se ?Prenga nuk ka më moralin të jetë pjesë e PS-së?.