Kryebashkiaku Veliaj: Ndërtime tek diga nuk do të ketë, pikë! Gjykata mos tundohet- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh i vendosur kur tha se në zonën e digës nuk do të ketë ndërtime. Gjatë konsultës publike për projektin e sheshit ?Skënderbej?, Erion Velija tha se nuk i intereson sa para do të derdhen për gjyqe, por i intereson ajo se çfarë thonë qytetarët.
Veliaj: Për këdo që ndoshta nuk është i qartë nga ajo që kam thënë deri tani le ta them qartë, tani e përherë: Ndërtime tek diga nuk do të ketë. Pikë! Pikë! Dhe nuk më intereson fare, nuk më intereson fare se çfarë mund të gatuajë një gjykatë, sesa mund të tundohen gjyqtarë, sesa para derdhen për këto gjyqe, nuk më intereson fare. Më intereson populli i Tiranës, nëse populli i Tiranës nuk e do nuk do të ketë ndërtim tek diga e liqenit.
Sot u habita se protesta mu duk jo përfaqësuese dhe më vinte në një moment të dilja të dritarja dhe thashë po Abin, Zenin dhe Jarin ku e keni se duhet të dalin të gjithë pronarët jo vetëm disa.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-nd...

Recommended