Olimpiada ndërkombëtare, shpallen fituesit e bursave në Kolegjet e Londrës-Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

U prezantuan në Tiranë rezultatet e Olimpiadës Ndërkombëtare të organizuar në Shqipëri dhe Kosovë nga bashkëpunimi mes E & B Consultancy dhe Astrum Education Group, i cili zotëron 3 kolegje në Londër.
Kjo olimpiadë përcaktoi fituesit e nxënësve të cilët do të përfitojnë bursa studimi në kolegjin Chelsea Independent College. Ajo që fitoi bursë të plotë, ishte 17-vjeçarja, Elena Brahimi.
Për të shpërndarë çertifikatat për finalistët e tjerë, të cilët përfituan bursë të pjesshme, ishte i pranishëm Martin Meenagh, Director of Studies.
Martin Meenagh: Këtu ka shumë nxënës të aftë dhe kualiteti që kemi parë është i lartë. Shqipëria ka potenciale dhe për pak vite ne do të mund të marrim shumë studentë në Universitetet tona.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/olimpiada-nderkombetare-shpallen-fituesit-e-bursave-ne-kolegjet-e-londres/

Recommended