Ora e Londrës, më e dëmtuar sesa ishte menduar

  • 4 years ago
Ora 177-vjeçare e Londrës, Big Ben është dëmtuar më shumë sesa ishte menduar nga bombat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë thënë ekspertët teksa shifrat e shpenzimeve për renovimin e saj po vazhdojnë të rriten.


Ian Ailles, drejtor gjeneral i ndërtesës së parlamentit ka thënë më 12 shkurt se renovimi i kullës ku gjendet ora po del të jetë proces më i vështirë sesa që ishte planifikuar.

Kulla është izoluar në tre vjetët e fundit, meqë punëtorët janë duke rregulluar pjesët e dëmtuara të orës 12 tonëshe.

Ata kanë zbuluar edhe probleme të tjera në orë, përfshirë dëmin e shkaktuar nga pluhuri dhe azbesti.

?Pa hapjen e kullës ka qenë e pamundshme që të kuptojmë nivelin e dëmit në kullë?, ka thënë Ailles.

Kulla u ka mbijetuar bombardimeve, ndonëse kulmi i ishte dëmtuar në maj të vitit 1941.

Parlamenti britanik ka deklaruar se ligjvënësve u është thënë që renovimi do të kushtojë 79.7 milionë funta për dallim nga 61.1 milionë sa ishin paralajmëruar paraprakisht.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BigBen#England#TopChannel

Recommended